1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“S’jam penduar që shkarkova Osmanin”, Mustafa: Nuk ia vlen të merresh me “Lista Guxo”

Më të lexuarat

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk është penduar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet që kishte në LDK. Lista “Guxo”, këto ditë ka pasur disa përçarje.

Akuza të njëpasnjëshme nuk kanë munguar nga anëtarët të kësaj liste, pasi kanë filluar pretendimet që Lista “Guxo” të garojë e vetme në zgjedhje dhe jo bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

I kontaktuar nga mediat në vend, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili kohë më parë kishte marrë akuza të shumta lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat e LDK-së, thotë se nuk është penduar për atë vendim.

“Mirë kam bërë shumë qe e kam shkarkuar nga pozitat më LDK”, u shpreh Mustafa.

Ndërsa, lidhur me përçarjes në Listën “Guxo”, Mustafa vlerësoi se nuk ia vlen të merret me atë çështje, ngase është sikur të merret me borën e vjetme.

“Sa i përket listës, të merrem me të, është si të merrem me borën e vjetme”, deklaroi ai. /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit