1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Situatë e tensionuar në Bosfor, turqit kërcënojnë se do t’i godasin luftanijet ruse

Më të lexuarat

Pamjet e një anije luftarake ruse të armatosur dhe me lansuesit e predhave në pozicion qitje ka tërbuar turqit.

Anija duket sikur është në gjendje lufte teksa kalon ngushticën e Bosforit.

Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e ka cilësuar si provokim nga pala ruse.

Ai tha se vendi i tij do të përgjigjet në rast të shkëndijës më të vogël.

Televizonet vendase kanë transmetuar pamje të anijes ku shihej edhe një ushtar me kundërtank në krah.

Sipas mediave turke anija “Caesar Kurnikov” ajo ka kaluar dje në Bosfor dhe ka kaluar vetëm për të provokuar turqit.

Pas takimit të pak ditëve më parë me homologun rus Lavrov, Cavusoglu u duk optimist për rihapjen e dialogut mes dy vendeve, por lëvizja e fundit e rusëve duket se ka rikthyer tensionin e lartë që ekziston prej ditësh mes Rusisë dhe Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit