0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Situatë alarmante nga përmbytjet, nisin evakuimet në Vlorë. Në Fier asnjë lajmërim

Më të lexuarat

Edhe qyteti bregdetar i Vlorës është zgjuar me një mot të keq, me erë shumë të fortë dhe reshje të dobëta shiu.

Kapiteneria e portit të Vlorës ka marrë masa qysh mesditën e djeshme ku ka ndaluar dhe pezulluar lundrimin detar deri në një njoftim të dytë për përmirësim të motit.

Në qytet ende nuk janë shënuar përmbytje pasi reshjet nuk kanë nisur akoma me intensitet.

Hidrovoret po mbahen në monitorim. Deri tani punojnë me kapacitet të plotë. Shtabi i Emergjencave është mbledhur që ditën e djeshme për ndarjen e detyrave.

Në Novoselë ku pritet të ketë vërshime më masive të ujit banorët janë lajmëruar të evakuojnë katet e para të banesave të tyre por edhe gjënë e gjallë.

Sipas porosive të marra ata i kanë transportuar bagëtinë në drejtim të Mifolit dhe Akernisë, dy fshatra që është e vështirë të preken nga vërshimi i ujit.

Fshati Ferras i bashkisë së Fierit ku dy vite më parë nga vërshimet e lumit të Vjosës ka pasur përmbytje masive.

Banorët shprehen se nuk janë lajmëruar zyrtarisht për përkeqësim të motit por vetëm nga media.

Në raport me njoftimet e kësaj të fundit ata janë përpjekur të marrin masa vullnetarisht duke siguruar ushqimet dhe kafshët e tyre. /Oranews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit