Në Gaza, çdo ditë po varrosen trupat e pajetë të atyre që kanë humbur jetën nëpër sulmet izraelit.
Sulmet që vijojnë pa reshtje, ditë e natë, më shumë kanë prekur më shumë fëmijët palestinezë.
Ndër godinat e bombarduara nga Izraeli bien në sy edhe 25 shkolla dhe një spital.
Në Rripin e Gazës ka filluar të përhapet edhe kriza për ushqime.
Autoritetet e Kombeve të Bashkuara janë duke përjetuar vështirësi të mëdha për shpërndarjen e ushqimit si pasojë e sulmeve Izraelite.
Në Tel Aviv, një person ka plagosur me thikë një roje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por më pas është mësuar se personi në fjalë ishte nënshtetas izraelit.
Ndërkohë, në këtë skenë tragjike, është parë se edhe Gilad Sharon, i biri i Ariel Sharonit, që njihet si Kasapi i Sabra-s dhe Shatila-s, nuk është ndryshe nga i ati i tij.
Gilad Sharon ka thënë që Gaza duhet rrafshuar ashtu siç rrafshuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës Hiroshimën dhe Nagazakin në Japoni.
Babai i tij Ariel Sharon ndodhet në komë që nga viti 2006…
Gilad Sharon në artikullin që ka publikuar në Jerusalem Post shkroi se qytetarët e Gazës duhen lënë pa benzinë, elektrik dhe makina në mënyrë që të mbeten të detyruar ta pranojnë armëpushimin./trt/kohaislame