12.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Siri – Forcat e Asadit kalojnë në kundërsulm

Më të lexuarat

Në Siri forcat e Esedit vazhdojnë kundërsulmet pas rënies së dy bazave ushtarake në duart e opozitarëve

Avionë luftarakë prodhim rus të tipit MIG të forcave ajrore të Sirisë bombardojnë pa pushim lagjet periferike të Damaskut.

Në xhirimet e bëra me kamera amatore duken raketat që lëshojnë reparte ushtarake të varura nga Esedi dhe që janë të dislokuara në aeroportin Mezze të kryeqytetit.

Në sulmin me raketa në lagjen Deraja është shënuar një xhami, e cila është rrënuar si pasojë e shpërthimit të madh.

Kurse përleshjet që vazhdojnë në krahinën turkmene të quajtur Bajër-Buxhak të varur nga qyteti Lazkiye i Sirisë vijnë duke u intensifikuar gjithnjë e më shumë.

Njoftohet se gjatë dy ditëve të luftimeve në Lazkije kanë mbetur të vdekur 20 vetë dhe janë plagosur 73 të tjerë.

Ndërkaq janë përshpejtuar përpjekjet për dhënien fund dhunës në Siri.

Grupi “Miqtë e Sirisë” për këtë qëllim do të zhvillojë në 12 dhjetor një takim në qytetin Marakesh të Marokut.

Mësohet se në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe Koalicioni Kombëtar Sirian për Forcat Opozitare dhe Revolucionare. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit