0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Situata në Siri, UNICEF: Janë vrarë mbi 100 fëmijë në 3 ditë

Më të lexuarat

Si rezultat i betejave intensive të luftës në 3 ditët e fundit në Siri kanë humbur jetën të paktën 100 fëmijë. Shifrat alarmante vijnë nga një raport i UNICEF.

Ndërsa që nga fillimi i javës se shkuar, avionët sirianë ne bashkëpunim me ata rusë dyshohet se kanë hedhur më shumë se 1700 bomba në gjysmën lindore të qytetit me te madh sirian i cili kontrollohet nga forcat rebele.

Moska thotë se objektivi i tyre janë vetëm këta të fundit, por faktet tregojnë të kundërtën, numri i civilëve që po humbasin jetën përditë shtohet me ritme të shpejta.

Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara në lidhje me marrjen e masave të drejtpërdrejtë kundër regjimit sirian, duke thënë se kjo do të shkaktonte pasoja negative në të gjithë Lindjen e Mesme.

Moska nga ana e saj akuzon Amerikën se po përpiqet ta mbështesë grupin xhihadist në përpjekjet për rrëzimin e Bashar al Assadit nga pushteti.

UNICEF e përshkruan sistemin e kujdesit shëndetësor të mbetur në Aleppo, si të “shkatërruar”, ku kanë mbetur vetëm 30 mjekë, ndërsa furnizimet në spitale mungojnë, e po ashtu aparaturat janë shkatërruar nga bombardimet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit