2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Situata e zjarreve në Shqipëri, mbetet problematike vatra e zjarrit në Karaburun

Më të lexuarat

Situata më problematike me zjarret në Shqipëri vazhdon të jetë në Karaburun.

Edhe sot prej orëve të para të mëngjesit janë nisur punonjës së AZDM por dhe ushtarë për monitoruar situatën në këtë zonë, pasi vatra e zjarrit edhe pse nuk është shumë aktive rreziku mbetet evident, sepse zjarri është në pjesën e pishave në afërsi të Llogorasë.

Ndryshe, nga dje sot moti është më i normalizuar por ajo që pengon shikimin është mjegulla e dendur në majë të malit.

Ndërkohë në fshatin Dukat i ri është aktive dhe një vatër e vogël zjarri, e cila nuk përbën rrezik.

Ndërsa, pasojat e zjarrit që ra dje në fshatin Gjorm bashkia e Selenices ka bërë bilancin e dëmeve, ku janë djegur 1200 rrënje ullinj, tre banesa në Gjorm dhe një në fshatin Gumenicë të pabanuara dhe nuk po gjenden 60 kokë bagëti të cilat dyshohet se janë larguar nga flakët e zjarrit.

Bashkia e Selenicës ka ngritur grupe kontrolli për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarri i djeshëm.

Ndërkohë, mësohet se zjarrfikësit, që prej dy muajsh luftojnë me flakët nuk kanë marrë pagat e gatishmërisë nga bashkia e Vlorës duke shkaktuar pakënaqësi nga zjarrfikësit. /Tch/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit