1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sistemoje jetën tënde 6

Më të lexuarat

Sistemoje jetën tënde 6

42 pyetjet sistemuese të jetës tënde
Nga: dok. Tarik Suejden
(pjesa e gjashtë)
37. Zgjidh një fjalë të vetme nga çdo listë:
Lista e parë:    siguria –          kontributi –     aventura
Lista e dytë:     kënaqësia –     fama –             pasuria
Lista e tretë:    familja –          kombi –           uni
Lista e katërt:  pasioni –        dituria –          shëndeti
Lista e pestë:   qetësia e mendjes – respektim i të tjerëve – sfida
Koment:
Ky test nuk është thjesht pjesë e planit, por ai gjithashtu përbën një kthjellim të unit. Pra keni në dispozicion pesë lista dhe çdonjëra ka nga tre fjalë. Ajo që kërkohet, është që të zgjedhësh një fjalë të vetme për çdo listë. Në fund ti do kesh pesë fjalë apo artikulime në total.
Interpretim: Përgjigja kundrejt këtij testi është e detyrueshme “Forced Ansëer”. Duhet të zgjedhësh medoemos nga një fjalë për çdo listë. Gjithashtu nuk lejohet të zgjedhësh brenda së njëjtës listë dy apo tre nga fjalët e dhëna, duke thënë se të tre këto fjalë janë të mira për mua. Për shembull, dikush vjen dhe të thotë, lidhur me listën e tretë: “Unë kam rol kundrejt familjes time, rol kundrejt kombit dhe rol kundrejt vetes sime”. Sigurisht që unë e di këtë, por ti duhet të zgjedhësh vetëm një fjalë, pasi kjo gjë do kontribuojë në përcaktimin e qëllimeve apo objektivave të tua themelore, me të cilat do marrësh hovin kah sistemimi i jetës tënde.
Po kështu do doja të të bëja me dije, se përgjigja optimale apo model nuk ekziston dhe se çdonjëri disponon një përgjigje, që ndryshon nga përgjigja e tjetrit. Kjo pyetje të zbulon se cili je, ndaj dhe përgjigja duhet të vijë në përputhje me rrethanat, prirjet, kapacitetet, prioritetet, preokupimet, ambiciet dhe bagazhet e tua si dhe në përshtatje me edukimin tënd paraprak. E gjitha kjo me siguri që do influencojë.
(Tarik Suejdeni thotë:) Më kujtohet se unë e kam bërë këtë ushtrim në disa trajnime, ku përgjigjet e dhëna nga disa persona ishin:
“aventura – pasuria – familja – shëndeti – respektimi i të tjerëve”.
Është shumë e rëndësishme, që tanimë gjithsecili ta ketë dhënë përgjigjen, pasi fjalët që do thuhen në vijim mund të influencojnë në përgjigjen që do jepni.
Kthehemi sërish tek përgjigja e mëparshme që ka dhënë ky person. Ai ka përmendur: aventurën, pasurinë, familjen, shëndetin dhe respektimin e të tjerëve. Nëse ai do kishte përjashtuar familjen dhe do kishte zgjedhur veten e tij në vend të saj, atëherë tabloja do kishte nxjerrë qartë në pah, se ky person është egoist dhe mendon vetëm për veten e tij.
Njeri i balancuar është ai person, i cili nuk jeton vetëm për veten e vet, por jeton për veten e tij, për njerëzit dhe kombin e tij. Pyetja që shtron vetveten në këtë kontekst  është: A je ti në realitet një person, që jeton vetëm për veten tënde, a ke këtë mentalitet dhe jeton me këtë frymë, a janë ambiciet e tua egoiste?
Le të marrim një mostër tjetër përgjigjeje nga një i ri 16-17 vjeçar. Ai i është përgjigjur testit: “aventura – pasuria – kombi – dituria – sfida”.
A e vutë re sesi ndryshuan përgjigjet. A mund ta analizosh përgjigjen e këtij të riu. Tani të ftoj të meditosh mbi personalitetin e këtij të riu përmes këtyre pesë fjalëve. Si mendon, çfarë synon ai, cilat janë ambiciet e tij, si dëshiron të jetojë ai? Duket sheshazi, se ky person pëlqen aventurën dhe dëshrion që t’i shërbejë kombit të tij, si dhe duket qartë se ai e do shumë diturinë. Kemi të bëjmë me një dallim të madh midis këtij personi dhe një personi tjetër, që i është përgjigjur testit në fjalë me: “siguria – kënaqësia – familja – pasioni – qetësia e mendjes”.
Le të shkruajë pra gjithsecili pesëshen e zgjedhur të tij, sa i përket fjalëve të pesë listave dhe le të meditojë rreth tyre. Por që të arrijë të bëjë zgjedhjen e duhur, le ta imagjinojë veten e tij se ai ka arritur tetëdhjetë vjeç dhe po i drejton vetes së tij këtë pyetje të madhe, pra pyetjen: A është vërtet kjo pesëshe, ajo që ai kishte për qëllim? Kësisoj, të duhet të sigurohesh se ajo që po shkruan, është pikërisht ajo që ti synon dhe aspiron.
Një nga motrat pjesëmarrëse në të njëjtin trajnim u përgjigj: “siguria – pasuria – familja – pasioni – qetësia e mendjes”. Vini re dallimin e madh midis kësaj motre dhe dy personave të mëparshëm. Kjo synon paqen, sigurinë dhe qetësinë e mendjes, nuk ekziston tek uni i saj sfida, aventura, puna në shërbim të kombit e as dituria. Kjo motër i jep prioritet sigurisë dhe qetësisë së mendjes. Ajo nuk zgjodhi as edhe respektin e te tjerëve. Ky është brumi dhe këto parametra të vlerave formojnë të menduarin dhe ecejakun e këtij njeriu. Jeta e kësaj gruaje ecën në një drejtim të caktuar larg rrezikimit, në një kohë që personi, i cili është në preludin e rinisë së tij, është i gatshëm të rrezikojë dhe guximtar të hyjë në sfidë. Disa njerëz rrezikojnë për shkak të interesave të tyre personale, disa të tjerë për shkak të familjeve të tyre dhe disa për shkak të kombit të tyre.
Të pranishëm janë edhe një kategori personash, të cilët i japin prioritet sigurisë, që të jetojnë bashkë me familjet e tyre qetësisht, në siguri dhe larg kanosjes. Nuk mund të themi se në rastin e kësaj motre të nderuar kemi të bëjmë me egoizëm. Allahu e shpërbleftë motrën e nderuar, por kjo s’na pengon t’i bëjmë të ditur asaj, se të jetuarit e saj për familjen e vet në paqe dhe qetësi emocionale, e zhvesh atë nga jeta në shërbim të kombit. Madje nga përzgjedhja e saj vihet re se tek ajo nuk gjendet ndonjë gjë e dukshme as për veten e saj.
Në fund të fundit, ajo që synohet është ndryshimi i vlerave të mangëta në fjalë. Pra personi duhet të fillojë të mendojë rreth hyrjes në sfidë dhe kontribut, sepse ai nuk duhet të jetojë për disa ambicie të vogla dhe të kufizuara, por duhet të jetojë për ambicie të mëdha, dinamike dhe të larta.
Sërish u bëj thirrje të mendoni, meditoni dhe hetoni atë që u vjen për shtat dhe është në përputhje me rrethanat tuaja, nga fjalët në pesë tabelat e mësipërme. Mos harroni se përgjigja model nuk ekziston, por gjithsesi kujtoni se përgjigja e dhënë brenda rregullave të caktuara në përzgjedhje të një fjale për çdonjërën nga pesë tabelat, është shumë e rëndësishme, pasi ajo analizon pikërisht atë që synohet.
Le të sjellim në vëmendjen tuaj një person, i cili i përgjigjet testit tonë lidhur me njërin prej elementëve të tij, me fjalën “pasuria”, ndërkohë që ai jeton si rrogëtar, apo një tjetër që përzgjedh “shëndetin” duke mos poseduar asnjë program mirëmbajtës të shëndetit, as ushqimor dhe as sportiv. Atëherë si do arrijnë këta ta realizojnë aspiratën e tyre?
Realiteti pra është i atillë, që nganjëherë ne shprehim një vlerë të caktuar, por konkretisht në jetën praktike ne nuk bëjmë gjë lidhur me këtë vlerë. Prej këtu të duhet të verifikosh nëse zgjedhjet e tua, sa i përket përzgjedhjes së vlerave të vendosura në pesë tabelat e testit tonë, janë në përputhje me prioritetet e tua, pasi janë pikërisht këto vlera, ato që përcaktojnë direksionet dhe prioritetet e tua. Kësisoj, nëse ti do pasuri, duhet medoemos që angazhimi yt të jetë në sferën e pasurisë; kurse nëse do që të kontribuosh për kombin, duhet që ambiciet e tua të vijnë në përputhje me këtë vlerë dhe po kështu edhe në rastin e përzgjedhjes së diturisë apo ndonjë vlere tjetër. Ndërsa kur vlerat e njeriut janë në një drejtim, ambiciet në një tjetër dhe jeta e tij praktike në një tjetër, padyshim që personi do të ketë produktivitet.
Për pyetjen se: Kur mund të jetë njeriu produktiv, dinamik dhe kur mund të arrijë që të japë një kontribut mbi normal?, përgjigja është: Njeriu do të jetë produktiv, dinamik dhe do të arrijë të jape një kontribut mbi normal, atëherë kur tek ai të përputhen vlerat me interesat, mjeshtëritë, kualifikimet dhe kohën; kur investimi dhe përpjekja e tij të përputhet me ambiciet dhe objektivat e tij. Vetëm kështu personi do arrijë të ketë një produktivitet të lartë.
Pra çështja këtu është, që njeriu ta sistemojë veten e tij, jo thjesht në dimensionin kohor, por edhe më e rëndësishme është që ai ta sistemojë veten e vet edhe në dimensionin e prioriteteve, ta kuptojë unin e vet dhe prioritetet e tij. Nëse dikush përzgjedh vlerën e çlirimit të një toke muslimane të pushtuar, le ta dijë se kjo zgjedhje i dikton atij, që të jetojë për shkak të kombit të tij, se kjo aspiratë e tij do të thotë se koha e çlodhjes për të ka mbaruar, pasi kjo aspiratë kërkon hyrjen në sfidë dhe aventurë si dhe kërkon distancimin nga lukset e kësaj bote.
Konkluzioni është: Janë pikërisht objektivat tona ato që formojnë vlerat tona, por dhe e anasjellta vlen. Sa më tepër të përputhen dhe harmonizohen vlerat dhe qëllimet tek personi, aq më tepër produktivitet të arrirë do prodhojë ai.
38- Cila është tabela e roleve të tua në jetë?
Roli i parë:
____________________________________________________________________
Objektivat:
1. __________________________________________________________________
2. __________________________________________________________________
3. __________________________________________________________________
Roli i dytë:

Roli i tretë:

Roli i katërt:

Roli i pestë:

Roli i gjashtë:

Roli i shtatë:

Roli i tetë:

Roli i nëntë:

Roli i dhjetë:

Tani, me përzgjedhjen e pesëshes së vlerave të dala nga përgjigja që i dhe testit të mësipërm, sapo paraqitëm një grup objektivash, të cilat pastaj na duhet që t’i hedhim në tabelën e mësipërme. Këtë tabelë më pas do ta rifreskojmë dhe furnizojmë në vazhdimësi, si dhe bëjmë mirë që ta varim në vendet tona të punës dhe studimit. Në fakt kjo tabelë është e thjeshtë. Gjithë sa dua prej teje, është që rreshtat e boshatisur t’i mbushësh me rolet e tua dhe në çdonjërin prej këtyre roleve të shkruash vetëm tre objektiva apo qëllime. Përzgjidh për role nga ajo çfarë bëmë fjalë deri më tani, në përputhje me atë që gjen zbatim tek personi yt dhe përputhet me ty. Nëse do gjesh se rolet e tua janë mbi dhjetë, mund t’i shtosh ato në të njëjtën trajtë dhe të shtosh edhe të tjera sipas nevojës. Po kështu, nëse këto role janë më të pakta se dhjetë, nuk ka problem. E rëndësishme është që të përpiqesh t’i shkruash të gjitha rolet e tua më të rëndësishme dhe secilit prej tyre t’i vendosësh tre objektiva. Sa i përket objektivave apo qëllimeve, jeni i lutur që ato të jenë të përcaktuara, të matshme dhe të mos jenë më pak se tre. Nuk vlen të thuash për shembull: “Objektivi im është të zhvilloj aspektin e besimit tim”, por duhet të thuash: “Synoj që të arrij të fal dymbëdhjetë rekatë në ditë, që gjatë vitit të ardhshëm të mësoj tre xhuz’e (20 fletësh) të reja nga Kurani fisnik, dua që në vitin e ardhshëm të shkoj në Umra, etj”. Pra duhet medoemos që fjalët të jenë të përcaktuara dhe të matshme në dy dimensione, në dimensionin e synimit dhe atë të kohës.
Merr si shembull rolin familjar. Le të themi se unë aktualisht ulem me fëmijët gjysmë ore në ditë dhe dua që tani këtë kohë të qëndrimit me fëmijët e mi ta ngre në një orë e një çerek në ditë si dhe dua që të dal me ta dy ditët e pushimit javor në një shtëtitje prej tre – katër orësh. Po në kuadrin e synimeve të mira familjare, dua që me  bashkëshorten të ulem vetëm për vetëm gjysmë ore.
Pra le t’i vendosim objektivat. Nëse e bëjmë këtë gjë, le ta dimë se pikërisht kjo përbën ajkën e gjithë tematikës sonë, nga a-ja tek zh-ja.
Kësisoj, pasi të njohësh veten tënde, ambiciet e tua, objektivat që ke, preokupimet, prioritetet dhe rolet e tua, përpiqu që t’i programosh të gjitha këto. Programimi është disa llojesh dhe programimi më i parë është, që të përcaktosh rolet e tua në jetë dhe të përcaktosh objektivat kyç për secilin nga këto role.
Kjo është tabela më e rëndësishme që ti ke bërë ndonjëherë, është tabela që sistemon jetën tënde. Mendo mirë rreth saj dhe përpiqu që ta kthjellosh sa më në detaj thjerrëzën e vizionit tënd. Përpiqu të konfirmosh, se çdonjëra prej pjesëve të programit dhe çdo objektiv i tij, është i matshëm dhe është specifikuar në një trajtë të detajuar, jo në një strukturë të përgjithshme. Largoju synimit të përgjithshëm të modelit: Unë dua të përmirësoj situatën time financiare, të zhvilloj intelektin tim, të përmirësoj shëndetin tim. Ajo që duhet, është që të sjellësh specifikat përkatëse të zbritura në limite kohore për secilën nga këto trajta të përgjithshme, duke përcaktuar rolet dhe në të njëjtën kohë objektivat e detajuara të secilit rol.
Merr kohë në daç edhe një orë, në daç edhe dy, në daç një ditë e në daç dy, nuk ka problem. E rëndësishme është të shkruash rolet që të përshtaten ty dhe të shkruash tre objektiva specifikë për secilin rol, si në përmbajtje ashtu edhe në kohë.
39. Cila është tabela e projekteve të mia për vitin e ardhshëm?
 
Roli i parë:
_____________________________________________________________________
Projektet e mia përgjatë vitit të ardhshëm:

 (vijon…)

Rating: 4.5 of 5. 2 vote(s).

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit