25.3 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Sirianët e rrethuar ende presin për ndihma

Më të lexuarat

Qindra mijëra sirianë ende po presin për ndihma, tri ditë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim.

Prej 12 shtatorit, kur marrëveshja është ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, armëpushimi në masë të madhe është respektuar.

Por, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha mbrëmë se kamionët me ndihma për afro 250 mijë njerëz të bllokuar në pjesën lindore të qytetit Alepo, ende po presin në kufirin e Sirisë me Turqinë.

De Mistura ka thënë se “letrat e lehtësimit” nga qeveria e Sirisë për lejimin e konvojit të kaloj nëpër pikat e kontrollit ushtarak, ende nuk janë materializuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit