Sapo është zbuluar se Siria nuk figuronte në internet të enjten, më datë 19 korrik mes orës 13:32 dhe 14:42 (sipas orës globale). Shkaku mbetet ende i paqartë për shtetin që tashmë është në prag të luftës civile, edhe pse një ndodhi e tillë nuk është e zakoshme dhe domenët e saj kombëtar kanë qenë të qëndrueshëm gjer më sot.
Kur thuhet fjala ‘zhduket nga interneti’ nënkuptohet se të gjitha lidhjet siriane të internetit janë ‘tërhequr’ nga rrjeti botëror dhe kanë mbetur vetëm 5 nga 61 prefikse siriane. Këto të pesta rezultuan se kontrolloheshin nga kompania indiane Tata. E gjithë pjesa tjetër e domenëve ishin offline.
I vetmi rast i ngjashëm ka ndodhur në tetor 2011 dhe zgjati për vetëm pak minuta. Dyshohet se kjo shkëputje nga rrjeti është bërë nga qeveria siriane. Siria nuk e ka penguar qasjen në internet pavarësisht videove në lidhje me situatën e vendit që po publikohen online.
Mbajtja e lidhjes me internetin i jep përfitime regjimit aktual duke qenë se ka filluar të shpërndajë sulme maluer përmes Trojanëve drejt forcave kundërshtare. Sipas mediave, në momentin e ndërprerjes së internetit, vendi u përfshi nga një valë vrasjesh të protestueve nga regjimi sirian./albtime/kohaislame