5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Siria dhe Ukraina: si i gjykon Serbia shtetasit e saj që luftojnë në këto dy fronte

Më të lexuarat

Autoritetet shtetërore serbe zbatojnë standarte të dyfishta kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në fushat e betejës në vende të tjera.

Ndërsa ata që luftojnë në Siri akuzohen për terrorizëm, pjesëtarët e kompanive të mbrojtjes me bazë ruse në Ukrainë gjykohen vetëm për kundërvajtje dhe zakonisht lirohen me dënime me kusht.

Është Isidora Stakiç, një studiues i Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë, që e denoncoi këtë fenomen duke thënë se ë gjyqësori dhe prokuroria me sa duket bëjnë “një sy qorr” për ata që “mbrojnë interesat ruse”.

Ajo vuri në dukje diferencat e dënimeve mes atyre që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë dhe atyre në Siri.

Katër “luftëtarë” nga Siria, qytetarë e Serbisë, janë dënuar me burg, ndërsa nuk ndodhet pas hekurave askush prej atyre që ka qenë në fushën e betejës në Ukrainë – sqaroi Stakiç.

“Ata kryesisht merren në ndjekjen penale, por detajet e mëpastajme nuk janë të njohura për publikun. Ata marrin dënime të kushtëzuara dhe lirohen”, thotë aktivistja serbe duke iu referuar rasteve të luftës në Ukrainë.

Znj. Stakiç tha se një pjesë e atyre që shkojnë për të luftuar në Ukrainë e bëjnë këtë nga dashuria për Rusinë, ndërsa shumë të tjerë shkojnë për përfitime financiare. Sipas mediave, rreth 300 serbë po luftojnë në Ukrainë dhe rruga e tyre paguhet nga organizata ruse “Fronti i Kosovës”. Shërbimi i sigurisë i Ukrainës u ka dorëzuar autoriteteve serbe listat e shtetasve serbë që luftojnë në Donbas në dy raste, por nuk ka patur reagime zyrtare të qeverisë në Beograd.

“Dhe ata nuk janë konsideruar si kërcënim, por përkundrazi, si patriotë. Në vend që shteti të tregohet i ashpër ndaj tyre, ata madje edhe popullarizohen në disa media, deri dhe në diskursin politik”, thekson Stakiç. E kjo ndodh, thekson ajo, teksa pjesëmarrësit në luftërat në Siri janë emërtuar si “terroristë”.

Ndryshimet në Kodin Penal Serb të vitit 2014 për pjesëmarrjen e shtetasve serbë në luftëra të huaja, parashikojnë dënime me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Ndërsa për organizimin e pjesëmarrjes në një luftë ose konflikt të armatosur në një vend të huaj, parashikohet dënim me burg nga dy deri në dhjetë vjet.

Ditë më parë, autoritetet serbe ndaluan Bratislav Zhivkoviçin i njohur si Komandanti i Lëvizjes Çetnike në Serbi. Ai dyshohet se organizoi pjesëmarrjen pikërisht në frontin ukrainas, duke u vënë përkrah separatistëve pro-rusë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit