3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Siri, vriten 5 anëtarë të Helmetave të Bardha

Më të lexuarat

Deri më tani Helmetat e Bardha kanë shpëtuar dhjetëra mijëra njerëz. Në terren janë angazhuar rreth 3 mijë persona, përshirë edhe gra

 

HALEP/ANKARA (AA) – Të paktën pesë persona u vranë dhe dy u plagosën në një sulm nga persona të armatosur të paidentifikuar në qendrën e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Helmetave të Bardha në Siri, Raid Salih, konfirmoi se sulmi është kryer në zonën Tel Hadye në Halep dhe se pesë punonjës të Mbrojtjes civile e kanë humbur jetën.

Ai vuri në dukje se katër sulmues kishin hyrë në qendër, u lidhën duart punonjësve dhe u vodhën automjetet, motorët dhe pajisjet e tjera në pronësi të kësaj organizate.

Salih tha se ata qëlluan mbi punonjësit e Mbrojtjes Civile.

“Tre persona mbetën të vdekur në vend, ndërsa dy ndërruan jetë në spital. Ne kemi edhe dy të plagosur”, tha drejtori i Mbrojtjes Civile në Siri.

Nuk dihet ende se kush e kreu sulmin. Hetimi është në vazhdim.

Në gusht të vitit të kaluar, individë të paidentifikuar hynë në ndërtesën e Mbrojtjes Civile në Idlib dhe vranë shtatë punonjës.

Helmetat e Bardha janë vullnetarë që punojnë në terren për të shpëtuar civilët e prekur nga lufta në Siri. Deri më tani, Helmetat e Bardha kanë shpëtuar dhjetëra mijëra njerëz. Në terren janë angazhuar rreth 3 mijë persona, përshirë edhe gra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit