1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Siri: Vrasjet e regjimit të Asadit nuk kanë të ndalur, krime të reja në fëmijë dhe gra

Më të lexuarat

Sulmet nga toka dhe ajri kundër opozitarëve vazhdojnë të shkaktojnë humbje jetësh.

Në operacionet e fundit që njësi të ushtrisë së varur nga Kryetari i Shtetit të Sirisë, Beshar Esad, kanë organizuar kundër opozitarëve në qytete të ndryshme kanë gjetur vdekjen 54 persona, nga të cilët 12 fëmijë e 4 gra.

Rrjeti Sirian i Monitorimit të Drejtave të Njeriut (SNHR) përmes një komunikate me shkrim njoftoi se forcat e regjimit në qytete të ndryshme të vendin kanë kryer operacione me armë të rënda nga ajri dhe toka kundër lagjeve që kontrollohen nga opozitarët. Përkatësisht në Halep kanë vdekur 20 persona, në periferitë e kryeqytetit Damask 16, në Dera 6, në Idlib 5, në Deyru-z Zor 4, dhe në Hama, Kuneytra e Lazkiye nga një person.

Kurse agjencia e lajmeve të regjimit sirian, SANA bëri të ditur se forcat e sigurisë në operacionet që kanë realizuar në mbarë vendin kanë asgjësuar një sërë grupesh të armatosura, ku bëjnë pjesë edhe shumë shtetas të huaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit