Të paktën 34 anëtarë të forcave të regjimit sirian u vranë sot në një institucion policie, që u rrethua nga kryengritësit, në provincën e Halepit, në veri të Sirisë, bëri të ditur sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
“Kryengritësit rrethuan institucionin në rajonin Khan al-Assal pas përleshjeve të dhunshme, që kishin shpërthyer disa ditë më parë”, theksoi OSDH.
“Më në veri, kryengritësit morën kontrollin e një burgu në provincën Raqa duke liruar qindra të burgosur”, theksoi OSDH.
“Ushtria u tërhoq nga burgu qendror në Raqa pas përleshjeve, që zgjatën disa ditë”, shtoi OSDH.
“Rebelët rrethuan burgun dhe liruan qindra të burgosur”, sipas OJQ-së me seli në Britaninë e Madhe./trt/kohaislame