7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kerry përmbyll vizitën në Egjipt

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e përmbyll sot vizitën në Egjipt me bisedimet me udhëheqësit e vendit, me ç’rast pritet të bëjë thirrje për stabilitet politik dhe “reforma”.

Kerry pritet ta takojë presidentin Muhammad Morsi dhe shefat e tij ushtarakë një ditë pasi që bisedoi me ministrin e Jashtëm dhe anëtarët e opozitës.

Kerry tha se qeveria islamike e udhëhequr nga Morsi duhet të tejkalojë dallimet me kundërshtarët e saj, nëse Egjipti dëshiron që të bëhet i qëndrueshëm politikisht dhe ekonomikisht në kohët e trazirave në Lindjen e Mesme.

Kerry pritet të shtyjë përpara reformat ekonomike për të siguruar që Egjipti të marrë kredinë shumë të nevojshme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 4.8 miliardë dollarësh.

Nga Egjipti Kerry udhëton për në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit