Sipas informacioneve të publikuara të Qendrës së Lajmeve të Dera-s, forcat e regjimit kanë sulmuar qytezën Misrefe në Dera, ku kanë humbur jetën të paktën 20 civilë
DERA/ANKARA (AA) – Të paktën 20 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të regjimit të Bashar Al-Asadit dhe mbështetësve të tij në provincën Dera, në jugperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të publikuara të Qendrës së Lajmeve të Dera-s, forcat e regjimit kanë sulmuar qytezën Misrefe në Dera, ku kanë humbur jetën të paktën 20 civilë.
Provincat Dera dhe Kunejtra në jugperëndim të shtetit ishin njëra prej 4 zonave të deeskalimit të formuara në muajin maj të vitit 2017 nga garantuesit e procesit të Astanës, Turqia, Irani dhe Rusia. Rusia, SHBA-të dhe Jordania dy muaj më pas Deran dhe Kunejtran i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Edhe SHBA-të kishte ndërprerë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.
Përkundër të gjitha paralajmërimeve të SHBA-ve, regjimi dhe mbështetësi i tij Irani pas përfitimeve në pjesën qendrore të shtetit, më 20 qershor filluan operacion ndaj qytetit Dera për të marrë nën kontroll edhe jugun.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ditë më parë kishte paralajmëruar se jeta e 750 mijë personave në qytetin Dera është në rrezik dhe se 45 mijë persona janë detyruar të zhvendosen nga vendet e tyre.