Një avion luftarak rus, Su-30SM, është rrëzuar në afërsi të bazës ajrore në Siri, Himeymim, ndërsa ekuipazhi ka humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se një avion luftarak rus i nisur nga baza Himeymin, pas një kohe të shkurtër është rrëzuar në Detin Mesdhe.
Në deklaratë thuhet se dy pilotë në avion kanë humbur jetën, ndërsa incidenti nuk ka qenë sulm, por avioni mund të ketë rënë për shkak të zogjve të cilët kanë hyrë në motorin e avionit.
Himeymim gjendet në qytetin Latakia dhe njihet si baza qendrore e Rusisë prej ku i menaxhon sulmet e saj ajrore në Siri.