Rreth 189 persona raportohet të jenë vrarë në fshatin sirian të Tremseh, në krahinën e Hama-s.
Aktivistët e opozitës citohen të kenë thënë se banorët e fshatit u sulmuan nga helikopterët dhe tanket.
Milicia pro-qeveritare, Shabiha, më vonë hyri në këmbë për të kryer vrasjet në stil ekzekutimi, thanë ata.
Sipas Komiteteve Lokale të Koordinimit të opozitës, të paktën 189 vetë u vranë të enjten në Siri, duke përfshirë 22 në Homs.
Të enjten në mëngjes, ambasadori i Sirisë në Irak, Navaf Fares njoftoi dezertimin e tij, duke ndjekur gjurmët e një ish-gjenerali të lartë, i cili u arratis nga vendi në fillim të kësaj jave.
Më vonë gjatë ditës, forcat siriane bombarduan rrethinat e Damaskut në një ofensivë të dukshme kundër luftëtarëve rebelë./tch/kohaislame