Në sulmet intensive ajrore të ndërmarra nga ana e regjimit të Beshar Esadit në Siri ndaj zonave përreth kryeqytetit Damask të kontrolluara nga ana e opozitarëve janë vrarë të paktën 12 civilë.
Në sulmet intensive ajrore të ndërmarra nga ana e regjimit të Beshar Esadit në Siri ndaj zonave përreth kryeqytetit Damask të kontrolluara nga ana e opozitarëve janë vrarë të paktën 12 civilë.
Zona e Gutës Lindore dhe lagjja Kabun të rrethuara nga ana e regjimit e që ndodhen në lindje të kryeqytetit Damask, kanë qenë skenë e 59 sulmeve ajrore prej orëve të mëngjesit e këtej.
Në sulmet e regjimit janë vrarë 12 civilë ku në zonën Sakba kanë humbur jetën 5, në Hamurije 3, Arbin 2, Harasta dhe Hazza nga një person.
Si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve intensive të regjimit, opozitarët avancuan në lagjen Xhobar të Gutës Lindore dhe arritën në lagjen Kabun që ndodhet në lindje të qendrës së qytetit, të cilën regjimi e mbante të rrethuar.
Kështu Guta Lindore dhe Kabuni u bashkuan me anë të një korridori të ngushtë. Pas kësaj regjimi i Esadit krahas raundit të 5-të të negociatave për tranzicion politik të organizuar mes datave 23-31 mars në Gjenevë intensifikoi sulmet ajrore ndaj kësaj zone.