Ndërkaq vazhdojnë edhe përleshjet në Siri. Forcat e Esadit janë duke bombarduar lagjet periferike të kryeqytetit Damask.
Ndërkohë Kombet e Bashkuara deklaruan se 1 milionë sirianë, prej 2,5 milionë sirianëve sa kanë nevojë për ndihma, nuk arritën të marrin ndihma në ushqim.
Bëhet e ditur se në përleshjet e jetuara në orët e mëngjesit në tërë vendin kanë humbur jetën 78 persona në mesin e të cilëve 48 janë civilë.
Forcat e Esadit vazhdojnë të bëjnë dislokime me qëllim të rimarrjes së qytezës Deraja që gjendet në afërsi të kryeqytetit Damask.
Njoftohet se forcat qeveritare janë duke bombarduar në mënyrë intensive nga ajri qytezën në fjalë.
Ekspertët deklarojnë se regjimi i Esadit mundohet që aksin e luftimeve nga kryeqyteti ta transferojnë në drejtim të qyteti Humus.
Edhe në qytezën Mastuma që gjendet në veri-perëndim të prefekturës Idlib jetohen përleshje të ashpra.
Opozitarët njoftuan se forcat e regjimit në qytezën Matsuma kanë pushkatuar disa prej banorëve të qytezës. Ndërkohë Programi Botëror i Ushqimit, WFP, që është njëra prej organizatave të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se nuk do të mund të ndihmojë 1 milionë sirianë të cilët gjenden në kufirin e urisë.
Sipas deklaratës së bërë bëhet e ditur se Kombet e Bashkuara ndihmuan vetëm 1,5 milionë sirianë prej 2,5 milionëve sa kanë nevojë për ndihma.
Kombet e Bashkuara deklaruan që për shkak të luftimeve që jetohet në qytetet Humus, Halep, Kamishli dhe Tartus kanë tërhequr përkohësisht punonjësit e tyre nga këto qytete.
Në anën tjetër Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun bëri të ditur se plani i Esadit në asnjë mënyrë nuk do të shërbej për zgjidhjen e krizës në vend.