17.3 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Egjeu tronditet nga një tërmet 6,2 ballë

Më të lexuarat

Në Detin Egje ka rënë një tërmet me magnitudë 6,2 ballë sipas shkallës Rihter.

Observatori turk “Kandilli” përmes një komunikate njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km thellë në det afër brigjeve të ishullit Bozxhaada.

Përveçse në Çanakala Tërmeti është ndjerë edhe në provincat Tekirda, Edirne, Bursa, Izmir dhe Stamboll dhe rrethinat e tyre.

Agjencia pranë Kryeministrisë turke për menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD) madhësinë e tërmetit e deklaroi 6,2 ballë.

Tërmeti nuk ka shkaktuar humbje në jetë dhe dëme materiale.

Prefekti i Çanakalasë tha se deri në orën 17:00 me orën lokale nuk kanë marrë asnjë informatë nga nënprefekturat dhe qytezat përreth për ndonjë dëm të çfarëdoshëm

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit