3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Siri: Regjimi i Asadit bombardon civilët para Gjenevës 2

Më të lexuarat

Në bombardimin e forcave ajrore të regjimit të Esadit me bomba fuçi ndaj zonave të ndryshme të Halepit janë vrarë 28 persona në mesin e të cilëve 7 ishin fëmijë.

Sipas informatave të marra nga burimet spitalore, në sulmin në fjalë janë plagosur edhe një numër i madh i personave të tjerë.

Aktivistët bëjnë të ditur se në vendet ku janë hedhur bombat fuçi janë shkatërruar një numër i madh i shtëpive.

Aktivistët gjithashtu thonë se avionët luftarak të regjimit në zonën Katranxhë të Halepit kanë hedhur bomba fuçi, ndërsa në zonën Havan sulmuan me “bomba vakumi”, ndërsa shtojnë se në këto dy sulme janë vrarë dhe plagosur një numër i madh i personave.

Njoftohet se ndihmat e popullit ndaj të plagosurve dhe zjarreve që kapluan makinat të shkaktuara nga bombardimet mbetën të pamjaftueshme.

Në anën tjerët njësitë e Frontit Islamik arritën të shkatërrojnë një tank të forcave të regjimit në zonën Nejrab të Halepit, ndërkaq në afërsi të fshatit Azez që ndodhet në jug të qytetit u jetuan përleshjet e ashpra mes forcave të Esadit dhe grupeve të armatosura./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit