1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mafia italiane e dogji fëmijën për borxh!

Më të lexuarat

Trupi i fëmiut Nikola Kampolonja, gjyshit të tij, Salvatorea Janiçelija (52) dhe vajzës Ibtisa Tus (27) janë gjetur javën e kaluar në automjetin e djegur në shtëpinë e braktisur në fermë

Fëmiun tre vjeçar Nikola Kampolonja mafia italiane e ka vrarë e më pas kanë djegur trupin e tij, për shkak të borxhit për drogë të cilin gjyshi I tij nuk uka paguar klanit mafioz.

Vrasja e fëmiut ka shokuar opinionin dhe ka gjunjëzuar inspektorët policor në Itali, ku bosët e mafias kanë zgjeruar mitin që nuk i lëndojnë gratë dhe fëmijët. Fakti është se gjatë viteve janë shënuar raste të viktimave të pafajshme gjatë qërim hesapeve të organizatave kriminale.

Në kulm të makinës është gjetur një monedhë 50 centi, gjoja, porosi simbolike të vrasësit se Janiçelot nuk kanë shlyer borxhin.

Policia në Kozenc, në jug të Italisë, supozon se edhe viktimat edhe vrasësit I takojnë klanit nga Kalabria Ndrangeta. Fjala është për bandën më të fuqishme kriminale, e cil ëhstë e lidhur me narko kartelet kolumbiane dhe IRA. Ndrangeta qëndron prapa rreth 80 për qind të porosive të kokainës në Evropë. Për Nikolën e vogël janë përkujdesur gjyshi pasi babi dhe nëna e tij janë në burg.

“Si mund të vrasë dikush fëmiun tre vjeç në këtë mënyrë”?, pyetej Franko Giakomantonio, prokuror që është duke zhvilluar hetimet. “Mendoj se kjo është vrasja më brutale që kam parë ndonjëherë”./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit