Njoftohet se 2 persona kanë gjetur vdekjen nga sulmet me raketa që forcave të regjimit të Beshar Esadit kanë bërë në Malin Turkmen, që ndodhet afër provincës Latakia në Siri.
Forcat e regjimit goditën me predha mortaje dhe raketa fshatrat Kelez, Yamadi dhe Sallur, që kontrollohen nga opozitarët.
Në zonën e banuar nga turkmenët e Bajirbuxhakut (Bayırbucak Türkmenleri) ranë me dhjetëra bomba.
Ndërkaq forcat e regjimit kanë sulmuar edhe Cebel Ekrad, që ndodhet në lindje të Malit Turkmen.
Në sulmet me mbështetje ajrore që njësitë besnike të Esadit organizuan në këtë zonë u plagosën 4 persona.
Sulmet e forcave të regjimit në këtë zonë vazhdojnë me ndërprerje.