-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SIRI – OJQ: TË PAKTËN 12 USHTARË TË VDEKUR NGA LUFTIMET ME DEZERTORËT

Më të lexuarat

Të paktën 12 anëtarë të trupave të rregullta u vranë të martën gjatë luftimeve të ashpra me dezertorët në provincën e Deir Ezzor, në lindje të Sirisë, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, “OSDH”.

Organizata me seli në Britaninë e Madhe shton se një civil humbi jetën gjithashtu jo nga këto luftime, gjatë të cilave forcat qeveritare lëshuan raketa dhe përdorën mitralozë të rëndë.

“Në agim, të paktën 10 civilë, përfshirë nëntë anëtarë të një familje, u vranë në bombardimet nga trupat në provincën Idleb në veriperëndim të vendit”, sipas “OSDH”.

Për më tepër, një person 80 vjeç u vra në Qatana, në provincën e Damaskut, nga të shtëna, që vinin nga një minibus, që i përkiste, sipas “OSDH”, që citon banorët, forcave të sigurisë.

Kjo vdekje e çon në 24 bilancin e të vdekurve sot pavarësisht pranisë në Siri të 30 vëzhguesve të dërguar nga OKB-ja për të mbikëqyrur një armëpushim të injoruar vazhdimisht, pas shpalljes së tij më 12 prill./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit