1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

SIRI, NGA SULMET NË DITËT E FUNDIT KANË HUMBUR JETËN 271 CIVILË

Më të lexuarat

Në sulmet e kryera në rajonet nën kontrollin e opozitarëve nga forcat e regjimit dhe avionët luftarakë të Rusisë që nga fillimi i muajit të Ramazanit në luftën e brendshme në Siri kanë humbur jetën 271 civilë, raporton Anadolu.

Avionët dhe helikopterët rusë dhe të ushtrisë së Sirisë edhe në muajin e Ramazanit kanë vazhduar të sulmojnë me bomba vakum dhe fuçi vendbanimet që ndodhen nën kontrollin e opozitarëve kryesisht në qytetin Halep. Spitalet, tregjet dhe qendrat e mbrojtjes civile kanë qenë në mesin e objektivave të sulmeve.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga organizatat e mbrojtjes civile dhe nga Qendra e Certifikimit në Damask mësohet se numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra në Damask, Darejja, Guta Lindore, Halep, İdlib, Dejr’uz Zor dhe Dera ka arritur në 271 nga të cilët 17 janë fëmijë dhe 14 gra, si dhe janë plagosur qindra persona të tjerë.

Dita e parë e Ramazanit ku humbën jetën 32 persona në Dejr’uz Zor, 27 në Halep dhe 5 në Humus ka qenë dita më përgjakshme deri më sot.

Në muajin e Ramazanit Halepi ka qenë qyteti që është sulmuar më shumë. Si pasojë e sulmeve të ndërmarra çdo ditë nga forcat e regjimit në qytetin Halep kanë humbur jetën në total 155 civilë. Më pas është Dejr’uz Zor me 38 persona të vrarë dhe Damasku me 10, Humus 8, ndërsa në Hama dhe Haseke nga 3 persona. Ndërsa në qytetin Dera e cila në krahasim me qytetet e tjera po kalon një Ramazan më të qetë ka humbur jetën një person.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit