0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

SIRI – NDËRHYRJA USHTARAKE, PËR MOMENTIN NUK ËSHTË PIKË E AGJENDËS TURKE

Më të lexuarat

Kryekëshilltari i Kryeministrisë për Politikë të Jashtme, Ibrahim Kalin, mbrëmë ishte i ftuar në një program të kanalit informativ TRT Haber.

Kalin ndau me publikun informacione të rëndësishme lidhur me politikën e Turqisë ndaj Sirisë. Alternativat për një ndërhyrje ushtarake ose krijimin e një zone tampon nuk janë pjesë e agjendës aktuale, sqaroi Kalin.

-Për momentin në agjendën tonë apo të bashkësisë ndërkombëtare nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje ushtarake, nënvizoi Kalin, duke veçuar se që në fillim qeveria e ka bërë të qartë që Turqia nuk do të veprojë vetëm në lidhje me Sirinë.

“Ne nuk do të veprojmë të vetëm, si në çështjen që ka të bëjë me dërgimin e ndihmave humanitare, ashtu edhe lidhur me presionin politik, nismat diplomatike apo refugjatët sirianë. Deri tani kemi vepruar në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, me aktorët rajonalë dhe këtë e kemi bërë me koherencë”, sqaroi Kalin.

Këshilltari kryesor politik i Kryeministrisë turke, Ibrahim Kalin, cilësoi se për momentin në agjendën e qeverisë nuk ekziston pika mbi krijimin e një zone tampon në kufirin me Sirinë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit