9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Siri, krizë buke në rajonet nën kontrollin e regjimit të Assadit

Më të lexuarat

Ndërprerja e shitjes së naftës për regjimin e Assadit nga fushat nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG ka shkaktuar krizën për bukë

ÖMER KOPARAN

Si pasojë e krizës së karburantit që është thelluar në rajonet nën kontrollin e regjimit të Bashar Al-Assadit në Siri edhe furrat e bukës janë detyruar të ndërpresin prodhimin e tyre.

Ndërprerja e shitjes së naftës për regjimin e Assadit nga fushat nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG ka shkaktuar krizën për bukë.

Një pjesë e madhe e furrave që operojnë në qendrat e qyteteve me popullatë nën kontrollin e regjimit, kanë ndërprerë prodhimin për shkak të mungesës së karburantit.

Mos funksionimi me kapacitet të plotë i furrave, teksa pengon qasjen e popullsisë për bukë, vihet në dukje se para furrave që punojnë një ditë në javë janë formuar radhë për disa metra.

Shtatë bukë siriane që shiten në formë pakete mund të blihen 3.000 lira siriane (rreth 5 euro), ndërkohë në tregun e zi e njëjta paketë buke mund të arrijë deri në dyfishin e çmimit.

Në pamjet e regjistruara nga ekipi i Anadolu Agency (AA), tërheq vëmendjen se disa furra në Damask janë të mbyllura dhe se para atyre që janë të hapura ka radhë.

– Kriza e karburantit

Kriza e karburantit që përjetohet prej një kohe të gjatë në rajonet që regjimi i Assadit ka nën kontroll, u thellua me ardhjen e dimrit dhe pasi PKK/YPG-ja ndërpreu shitjen e karburantit nga fushat nën pushtimin e saj.

Regjimi si zgjidhje, në dhjetor 2022 rriti çmimet e karburantit me një mesatare prej rreth 20 për qind.

Kryeministri i qeverisë së regjimit, Hussein Arnous, ka pretenduar se kanë nevojë për 200 mijë fuçi nafte në ditë, por që nga nafta që nxjerrin mund të plotësojnë vetëm 10 për qind të kësaj nevoje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit