Në qytetin Idlib të Sirisë, Fondacioni Humanitar Turk për të Drejta dhe Liri të Njeriut (IHH) ka organizuar festime të Bajramit për 1.500 fëmijë sirianë
HATAY (AA) – Në qytetin Idlib të Sirisë, Fondacioni Humanitar Turk për të Drejta dhe Liri të Njeriut (IHH) ka organizuar festime të Bajramit për 1.500 fëmijë sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilltari për media i zyrës në qytetin Hatay të Turqisë për punimet e Fondacionit IHH në Siri, Selim Tosun në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se me mbështetjen e dhënë nga donatorët me një ritëm intensiv brenda muajit të Ramazanit kanë gëzuar sirianët e përvuajtur në sofrat e tyre të iftarit dhe syfyrit.
Duke transmetuar se edhe në Bajram kanë organizuar aktivitete për fëmijët sirianë, Tosun tha se “1.500 fëmijë në kampin Atme në rajonin periferik të Idlibit dhe zonat përreth tij kanë përjetuar gëzim me rastin e Bajramit. Fëmijët janë argëtuar me konkurset dhe programet festive që kemi organizauar”.
Ndër të tjera Tosun ka njoftuar se përgjatë festimeve kanë shpërndarë dhurata të ndryshme për fëmijët.
“Pavarësisht çdo gjëje fëmijët në Siri meritojnë të jenë të qeshur dhe të luajnë. Gjithashtu edhe ne bëhemi pjesë e buzëqeshjeve të tyre. Kemi nisur përgatitjet për ndihma të ndryshme pas Bajramit në plotësimin e nevojave të sirianëve”, tha ai.