“Kerimi ishte një muajsh kur bashkëshortja ime ra dëshmore. Tani ka hyrë në muajin e dytë. Kam edhe 4 fëmijë. Kerimi ka nevojë për përkujdesje. E humbi njërin sy dhe ka thyerje në kafkë”, thotë Ebu Muhammed
MOHAMAD MISTO, ADHAM KAKO
GUTA LINDORE/ANKARA(AA) – Foshnja Kerim, i cili mbeti pa nënën e tij pas sulmit me artileri në Gutën Lindore, të regjimit të Bashar al Asadit në Siri, po përpiqet që të mbijetojë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Dhimbjet e civilëve të Gutës Lindore, e cila ndodhet në lindje të Damaskut dhe po mbahet nën rrethim të regjimit, po rriten.
Regjimi i cili po e shfrytëzon heshtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të komunitetit ndërkombëtar ndaj vdekjeve në Gutën Lindore, që nga 14 nëntori e deri më tani kryen sulme intensive artilerike në rajon.
Kerimi i vogël, një muaj më parë mbeti jetim, duke e humbur nënën gjatë një sulmi artilerik në një treg të qytezës Hammurije të Gutës Lindore.
Foshnja dy muajshe Kerim, i cili ishte vetëm një muajsh kur iu nënshtrua këtij sulmi, e humbi syrin e majtë dhe pësoi thyerje të rënda në kafkë.
Mbikëqyrjen e Kerimit, i cili ka plagë të mëdha në pjesën e majtë të kokës së tij, e kanë marrë vëllai dhe motrat, të cilët po ashtu janë të moshës fëmijërore.
Babai Ebu Muhammed, i cili ka humbur bashkëshorten në sulmin e regjimit, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ai nuk po arrin të gjejë punë të përshatshme e cila do të sigurojë mbijetesën e familjes. Ai thekson se mbijetesa në kushte të rrethimit është shumë e vështirë.
“Kerimi ishte një muajsh kur bashkëshortja ime ra dëshmore. Tani ka hyrë në muajin e dytë. Kam edhe 4 fëmijë. Kerimi ka nevojë për përkujdesje. E humbi njërin sy dhe ka thyerje në kafkë”, thotë Ebu Muhammed.
Atë moment e kuptova se kunata kishte vdekur, të gjitha organet i ishin shpërndarë”
Um Ahmet, e cila kishte shpëtuar e plagosur nga sulmi, ku nëna e foshnjes Kerim humbi jetën, tha se “Gjatë momentit të sulmit, ishim duke shkuar të marrim miell nga mulliri me kunatën. 15 minuta pasi që dolëm nga shtëpia përpara nesh ra një raketë. Pas shpërthimit ajo u hodh në njërën anë, e unë në tjetrën. Pas shpërthimit u ngrita në këmbë. Në atë moment me plagë të nxehta nuk i ndjeja dhimbjet, u ngrita në këmbë dhe shikova se është në gjendje të mirë kunata, por ajo ishte bërë copë-copë”.
Ajo tregon se pas sumit me ambulancë ishte dërguar në spital. Um Ahmet thotë se “Atë moment e kuptova se kunata më kishte vdekur, të gjitha organet i ishin shpërndarë. Së bashku me ne edhe shumë persona ishin plagosur. Isha frikësuar shumë. Pas sulmit e pash edhe një grua tjetër që kishte vdekur. Koka e saj ishte këputur”.
Um Ahmet, nënë e 8 fëmijëve, e cila e ka të vështirë të ngrihet nga shtrati thotë se “Në sulm foshnja Kerim u plagos në kokë. Për fat të keq e humbi syrin e majtë të tij. Edhe unë u plagosa, ende marr trajtim. Jemi në gjendje shumë të keqe. Ilaçet janë shumë të shtrenjta, nuk kemi para për t’i blerë. Gjithsesi as që mund t’i gjejmë ato. Bashkëshorti im i kërkoi gjithkund ilaçet e mia, por nuk arriti t’i gjejë. Unë nuk kisha mundur t’u qëndrojë dhimbjeve po të mos ishin ilaçet kundër dhimbjes”.
“Ushqimi i vetëm është buka prej elbi”
Në vazhdim ajo tregon se nuk arrijnë të gjejnë ushqim për fëmijët e tyre për shkak të rrethimit të regjimit dhe të mbështetësve të tyre në Gutën Lindore. “Jemi në gjendje shumë të keqe ekonomike. Fëmijët e mi nuk kanë ngrënë ushqim që nga dje. Dje i çova fëmijët te fqiu, ku morën 2 kilogram elb. E kemi bluar elbin dhe bëmë bukë. Fëmijët u ushqyen me të. Ushqimi i vetëm i yni është buka prej elbi”, tha Um Ahmet.
“Meqë nuk mund të gjej ushqim, ilaçet të cilat i gjej gjithmonë i përdori në gjendje të uritur. Nuk kam ngrënë asgjë që nga dje. Gjendja jonë është shumë e keqe”, tha ajo.
Në Gutën Lindore, në kryeqytetin e Sirisë, Damask, rreth 400 mijë civilë mbahen prej 5 vitesh të rrethuar nga regjimi dhe forcat ushtarake mbështetëse të tij. Në rajon është ndaluar edhe hyrja e ushqimeve elementare dhe ilaçeve, që deri në muajin prill të vitit 2017 mund të hynin në mënyrë ilegale.
Por që nga periudha në fjalë, për shkak të shtrëngimit të rrethimit nga regjimi dhe grupeve të huaja terroriste mbështetës të regjimit, u bë e pamundur futja e ilaçeve dhe ushqimeve në rajon. Kjo gjendje po e vështirëson edhe më tej jetën e përditshme të popullit të këtij rajoni.
Guta Lindore në përputhje me marrëveshjen e arritur mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astana, ishte shpallur pjesë e zonës së deeskalimit. Megjithëse armëpushimi është shpallur më 22 korrik, pjesëtarët e regjimit të Asadit e shkelin shpesh atë.