1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Siri: Forcat e Assadit vazhdojnë granatimin e Damaskut

Më të lexuarat

Forcat qeveritare po granatojnë për të dytën ditë me radhë lagjet që i mbanë opozita në kryeqytet, gjersa Kryqi i Kuq e quan konfliktin luftë civile.

Nuk ka zvogëlim dhune ne kryeqytetin Sirian, i cili vazhdon te granatohet për të dytën ditë me radhë.
Ofensiva ushtarake të hënën ka vazhduar njësoj në lagjet e kryeqytetit, përfshirë aty Tadamon, Kfar Souseh, Nahr Aisha dhe Sidi Qadad, duke u përpjekur të marrë kontrollin mbi këto lagje të cilat tanimë mbahen kryesisht nga dezertorë të ushtrisë, raporton Vëzhguesi për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.
Këshilli Kombëtar Sirian, grup ky kryesor i opozitës mbështeti luftimet e Ushtrisë së Lirë Siriane në kryeqytet duke e akuzuar regjimin se i ka transformuar lagjet e opozitës në fushëbetejë.
“Revolucioni është përhapur dhe është përqendruar kryesisht në zonat ku regjimi ka tejkaluar zemërimin e popullit,” thotë George Sabra nga ky Këshill.
Sa i përket viktimave raportohet se vetëm të dielën u vranë më shumë se 50 njerëz në të gjithë vendin ndërsa numri i përgjithshëm i të vrarëve tanimë ka kaluar 17.000, shumica prej tyre civilë.
Qeveria mbetët mospërfillëse, duke këmbëngulur se ajo po mbron popullin e saj dhe sovranitetin e vendit.
Në anën tjetër Kryqi i Kuq ndërkombëtar thotë se lufta në Siri është përhapur aq shumë saqë konflikti tani mund të quhet një luftë civile. /mesazhi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit