5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Siri, çmimi i naftës në Gutën Lindore është dhjetëfishuar

Më të lexuarat

Guta Lindore ndodhet prej katër vitesh nën rrethimin e regjimit dhe grupeve terroriste të huaja

DAMASK (AA) – Në Gutën Lindore e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve në Siri, për shkak të sulmeve ajrore të regjimit, çmimet e ushqimeve në 1.5 muajt e fundit janë rritur 3 herë, ndërsa ato të lëndëve djegëse dhjetëfishuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Guta Lindore ndodhet prej katër vitesh nën rrethimin e regjimit dhe grupeve terroriste të huaja. Ndërsa bombardimet e regjimit që prej 6 vitesh luftë të brendshme aktualisht janë më intensivet në këtë zonë.

Rreth 500 mijë qytetarë që jetojnë në këtë rajon, arrijnë të sigurojnë ushqimin e tyre të pakët përmes tuneleve që kanë ndërtuar në drejtim të lagjes Kabun, e cila ndodhet në afërsi të qendrës së Damaskut. Ndërsa disa tregtar të cilët kanë marrëveshje me regjimin shesin në këtë zonë mallrat e blerë në Damask.

Hyrja e ushqimeve dhe lëndës djegëse në Gutën Lindore është vështirësuar

Forcat e regjimit kanë “prishur qetësinë” 3 vjeçare duke intensifikuar sulmet ajrore dhe duke u bërë shkas për nisjen e sulmeve të opozitarëve në rajonin Kabun të Damaskut. Si rrjedhojë hyrja e ushqimeve dhe lëndëve djegëse në Gutën Lindore është vështirësuar.

Duke folur për AA, një banor i Gutës Lindore ka thënë se prej 45 ditësh nuk ka hyrje të ushqimeve dhe lëndëve djegëse në këtë vend. Duke vënë në dukje se stoqet e lëndës djegëse dhe miellit janë drejt përfundimit ai thotë se aktualisht punon vetëm një furrë buke nga 12 që ishin më parë.

Banori vë në dukje se çmimet e bukës janë rritur 3 herë, ndërsa ato të lëndëve djegëse janë dhjetëfishuar.

Duke vënë në dukje se të gjitha çmimet janë rritur, banori thotë se për këtë arsye qytetarët detyrohen të marrin gjëra të lira, ndërsa shton se çmimi i lëndës djegëse dhe në veçanti i naftës vazhdimisht rritet. Ai thekson se një litër naftë në këtë rajon blihet më shumë se 5 dollarë.

“Furrat punojnë me naftë. Më parë prodhonim naftë nga plastika, ndërsa tani nuk kemi ku të gjejmë as plastikën. Çmimet e energjisë janë rritur shumë. Kjo gjë tashmë është bërë një barrë e rëndë për ne”, ka thënë banori.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit