3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Siri, armëpushimi në masë të madhe po respektohet

Më të lexuarat

Armëpushimi i cili ka hyrë në fuqi në mesnatë mes palëve që luftojnë në luftën e brendshme në Siri, po zbatohet në masë të madhe pavarësisht se forcat e regjimit në disa vende kryejnë sulme

HALEP/IDLIB (AA) – Armëpushimi i cili ka hyrë në fuqi në mesnatë mes palëve që luftojnë në luftën e brendshme në Siri, po zbatohet në masë të madhe pavarësisht se forcat e regjimit në disa vende kryejnë sulme, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se vazhdon armëpushimi i cili ka nisur në mesnatë pasi u shpall mes forcave të regjimit dhe opozitarëve nën garantimin e Turqisë dhe të Rusisë.

Sipas informacioneve që gazetarët e AA-së kanë marrë nga burimet në frontet e luftës thuhet se ushtria e Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetëse të regjimit herë herë kanë kryer sulme në rajonin Soran të qytetit Hama, në zonat periferike Xhisr Shugur dhe Xhebel ez-Zevije në Idlib, në ish zonën e doganave dhe në fshatin Javda në Dera si dhe në luginën Barada në rajonet periferike të Damaskut.

Forcat e regjimit në sulmet e tyre teksa kanë përdorur armë të rënda si topa dhe mortaja vihet në dukje se nuk kanë përdorur sulme ajrore.

Gjithashtu njoftohet se nuk ka patur jetë të humbura nga civilët dhe forcat opozitare.

Burimet lokale kanë bërë të ditur se përveç të disa shkeljeve nga forcat e regjimit armëpushimi po respektohet në masë të madhe.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit