1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Siri: Anulohet marrëveshja për evakuimin e Homsit

Më të lexuarat

Marrëveshja e arritur në Gjenevë të dielën mes opozitës dhe opozitës siriane mbi evakuimin e grave dhe fëmijëve nga Homsi u anulua për shkak të përplasjes mes dy palëve.

Një radhë e gjatë me gra dhe fëmijë presin për evakuim, por korridori i njerëzve është i bllokuar. Të dielën, ndërmjetësi i bisedimeve Lakhdar Brahimi, njoftoi se u arrit marrëveshja për largimin e grave dhe fëmijëve. Njoftimi u bë nga përfaqësuesit e opozitës siriane në takimin “Gjeneva 2”. Negociatat në Gjenevë mbi Sirinë janë pezulluar pasi opozita kishte refuzuar të nënshkruante një dokument të paraqitur nga delegacioni qeveritar sirian. Brahiimi, përfaqësues i OKB dhe Liges Arabe, i ka ndërprerë bisedimet përpara se të tensionoheshin deri në një rrugë pa kthim. Sipas përfaqësuesve të opozitës, regjimi kishte refuzuar të fliste mbi tranzicionin, që ishte pjesë e bisedimeve në takim. Ndërkohë aktivistët e të drejtave te njeriut kanë njoftuar se brenda një dite në rrethinat e kryeqytetit sirian, Damask, kanë humbur jetën nga uria katër persona: një fëmijë një vjeqar dhe tre të moshuar./panorama/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit