14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Rreth 25 mijë mësimdhënës do t’iu kthehen studimeve

Më të lexuarat

Të gjithë mësimdhënësit lëndorë, të nivelit të mesëm të ulët dhe atij të lartë, nëse duan të ruajnë vendin e tyre të punës, duhet t’iu kthehen studimeve, për të përfunduar masterin në Fakultetin e Edukimit. Siç shkruan sot “Koha Ditore”, rreth 25 mijë mësimdhënës do të jenë të detyruar t’iu kthehen studimeve.

Reformimi i sistemit arsimor i obligon mësimdhënësit që pas tre vjetësh të jenë me diploma master, nëse duan të punojnë me nxënës të klasave nga 6 deri në 12, përkatësisht të japin mësim në nivelin e mesëm të ulët, që nis nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, si dhe në nivelin e mesëm të lartë nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit