Shtatëdhjetenjë oficerë të lartë ushtarakë, përfshirë gjashtë gjeneralë, kanë dezertuar nga ushtria e Sirisë për në Turqi, ka bërë të ditur një oficer turk.
Ky llogaritet të jetë dezertimi më i madh i oficerëve të lartë të ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad në muajt e fundit.
Autoritetet turke nuk kanë dhëne shpjegime për arsyen e dezertimit të grupit.
Pak kohë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur t’iu ofrojnë ndihmë në armatim kryengritësve sirianë, pasi kanë gjetur dëshmi se forcat e Assadit kanë përdorur armë kimike kundër kryengritësve./bs/kohaislame