Aktivistët thanë se të paktën 60 njerëz kanë vdekur nga dhuna e së shtunës në Siri.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër thotë se në mesin të vrarëve janë 31 civilë, 19 ushtarë dhe 10 kryengritës dhe dezertorë, raporton Rel.
Vrasjet ndodhën, derisa ushtria siriane ka bombarduar një varg qytetesh në provincën e trazuar të Alepos.
Ndërkohë, policia libanezë thotë se dy vajza u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në veri të Libanit nga granatimet dhe sulmet me raketa që erdhën nga territori sirian.kohaislame