Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë të martën se forcat ushtarake të Bashar al-Asadit kanë vrarë 46 sirianë në vend.
Rrjeti me bazë në Londër, është raportuar nga agjencia Anadolu të ketë thënë: “Operacionet ushtarake të kryera nga njësitë e regjimit sirian kanë vrarë 18 vetë në periferi të Damaskut, 11 në Homs, tetë në Dara, dy në Halep, dy në Hama, një në Al-Qonateria dhe një në Deir el-Zoor.”
Sipas rrjetit, ushtria siriane ka përdorur koleksion të armëve, duke përfshirë predha të artilerisë së rëndë dhe avionë luftarakë, ku në shënjestër kishte vende të ndryshme në Siri.
Rrjeti bënë të ditur se në mesin e të vdekurve ishin dhjetë gra dhe pesë fëmijë. Përveç kësaj, dhjetëra civilë ishin në mesin të plagosurve./mesazhi/