10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rusia tenton të zhvillojë një superpajisje për pikasjen e sulmuesve kamikazë

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë ka shpallur tender për zhvillimin e pajisjes së destinuar për zbulimin në distancë të largët të pajisjeve shpërthyese, të mbushura me elemente metalike që intensifikojnë forcën goditëse dhe asgjësuese, të cilat përdoren gjatë kryerjes së sulmeve kamikaze “terroriste”.
Për këtë qëllim do të akordohen më shumë se 850.000 euro.
Pajisja duhet të zbulojë mjetet shpërthyese të fshehura në trupin e njeriut në një distancë prej 10 metrash. Gjatë kësaj mundësia e pikasjes duhet të jetë jo më pak se 98%.
Koha e vënies së pajisjes në regjim operacional nuk duhet t’i kalojë 5 minutat, ndërsa koha e përpunimit të sinjaleve prej saj duhet të jetë jo më shumë se 0.5 sekonda.
Pajisja duhet të jetë gati për veprim aty nga 15 nëntori i vitit 2016.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit