Komitetet e Koordinimit Vendor bënë të ditur se sulmet janë ndërmarr nga avionët luftarak rus.
Në Idlib të Sirisë të kontrolluar nga ana e opozitarëve dhe që ndodhet në afërsi të kufirit të Turqisë u ndërmor një sulm ajror ndaj një spitali.
Bëhet e ditur se në këtë bombardim janë plagosur 10 persona ndërsa godina e spitalit më nuk mund të papërdoret.
Spitali kombëtar, i cili ndodhej në nënprefekturën Maret en-Numan është goditur nga avionët luftarak në orën 19.00 sipas orës së Turqisë.
Ekipet e Mbrojtjes Civile në deklaratën e tyre të bërë nëpërmjet rrjeteve sociale njoftuan se janë ndërmarr 3 sulme, ndërsa Komitetet e Koordinimit Vendor bënë të ditur se sulmet janë ndërmarr nga avionët luftarak rus.
Spitali kombëtar Maret en-Numan ishte sulmuar edhe vitin e kaluar në muajin shkurt.