Mbrëmë në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës deklaroi se kompania “Sharrcem” është zbatuesja më e mirë e Ligjit të Punës.
“Ne e kemi një rast shumë të mirë, të cilin ju kisha ftuar edhe të shkoni ta vizitoni. ‘Sharrcemin’ e vizitova sot gjatë ditës. Kjo kompani po bën punë të jashtëzakonshme duke iu përmbajtur qind për qind Ligjit për siguri dhe shëndet në punë”, ka thënë Ibrahimi.
Ai shtoi se kjo kompani është duke iu krijuar mundësi trajnimi punëtorëve për masat që duhet të ndërmerren për paralajmërime të ndryshme.
“Kompania ‘Sharrcem’ po provon të ndërtojë një kulturë të punës dhe sigurisë në punë. Përveç kësaj kjo kompani ndan edhe shpërblime për punëtorët”, deklaroi Ibrahimi, duke shtuar se kjo kompani po tregohet shumë serioze duke stimuluar edhe punëtorët që të zbatojnë rregullat e punës.