-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sinqeriteti i dijetarit

Më të lexuarat

Imam Hasafi, gaboi në një fetva të tij dhe shikoni se çka veproi:

Ebu Sehël, Muhamed ibën Omer tregon nga disa hoxhallarë të Belhit, i cili ka thënë: hyra në Bagdad dhe në urë e pash një njeri, tre ditë radhazi, duke thënë: Kadiu Ahmed ibën Omer el-Hasaf, është pyetur për këtë mesele dhe ka dhënë këtë përgjigje, por kjo përgjigje është gabim. Përgjigja e saktë është kjo e kjo. Allahu e mëshiroftë atë që ia përcjell atij që ka pyetur.

Temimi duke komentuar këtë rast thotë: Kështu duhet të jenë dijetarët, kështu duhet të kujdesen për fenë e Allahut dhe të jenë të sinqertë ndaj robërve të Allahut, e jo sikur që janë bërë adhuruesit e kohës tonë, të cilët nuk kanë qëllim tjetër në jetë përpos mburrjes me dituri dhe shitja e mendjemadhësisë me te, e shfaqja e fuqisë.

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit