-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Singapor, ndalohet shfaqja e filmit për “Palestinën”

Më të lexuarat

KUALA LUMPUR (AA) – Autoriteti Zhvillimor Mediatik i Info-Komunikimit në Singapor (IMDA) ka ndaluar shfaqjen e një filmi dokumentar që rrëfen konfliktin palestinezo-izraelit, njoftoi autoriteti në fjalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për filmin “Rrezatimi i Rezistencës”, i cili përmes dy vajzave të reja palestineze shpjegon konfliktin palestinezo-izraelit dhe i cili pritej të shfaqej në një festival filmi që do të fillojë nesër në Singapor.

Në deklaratën e IMDA-së thuhet se rrëfimi i konfliktit përmes vajzave palestineze nuk do të ishte objektiv dhe se në këtë mënyrë është ndaluar shfaqja e filmit në vende publike dhe shumimi i tij.

Siç pohohet, në film ka role që mund të imitohen në mjedise konfliktesh dhe kjo gjë do t’i nxiste rezistuesit.

Ndryshe, filmi me regji nga Jesse Roberts shpjegon jetën e palestinezëve nën okupim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit