1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Simptomet e prekjes nga xhini (mess)

Më të lexuarat

Simptomet e përmledhura, të cilat aludojnë në prekjen e xhinëve, syrit apo të sihrit, në mënyrë më të detalizuar.

Simptomet e prekjes nga xhini (mess):

1. Dridhje në trup, ose të disa pjesëve të trupit

2. Lëvizje të muskujve jonatyrore

3. Mospërqëndrim

4. Moskoncetrim

5. Ikje ose neveritje për kryerjen e namazit

6. Urrejtje për lexim të Kur’anit

7. Vështirësim gjatë dëgjimit të ezanit

8. Bërja e gjynaheve

9. Ngushtim në gjoks

10. Ndjenja e mërzisë në shumicën e kohës

11. Mpierje të disa pjesëve të trupit

12. Nxehtësi në trup,ose ftohje

13. Shpuarje në pjesët e trupit

14. Vështirësi në të ecur

15. Dhimbje në fund të shpinës

16. Dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, ndonjëherë paraqiten, ndonjëherë humbin

17. Dhimbje këmbe

18. Dhimbje në shputat e këmbëve

19. Dhimbje të kokës të vazhdueshme nëpër gjithë kokën

20. Vështërsi në frymëmarrje

21. Shtypja e lartë

22. Shkëlqim në sy

23. I molisur

24. Dëgjim i zërave të pakuptueshëm

25. Ndjenja që po përcillesh dhe kontrollohesh

26. Ndjenja qe po të thërret dikush, dhe kur shikon s’ka asgjë

27. Ëndrra të trishtueshme të çcfarëdo lloji,veçanërisht qen ose gjarpërinj apo maca

28. Dëshirë tejmase për marrëdhënie

29. Ndjehet se është dyfytyrësh në fe

30. Humbja e shpresës në mëshirën e Allahut

31. Njolla me ngjyrë të kaltër në trup

32. Nxehtësi në trup tërë ditën

33. Urrejtje për t’u pastruar me ujë të ftohtë

34. Dyshim në çdo send

35. Sillje e sorollatje andej këndej

36. Bredhje

37. I hutuar

38. Harresa e tepërt

39. Urrejtja për të punuar

40. Urrejtje e të qëndruarit me njerëz

41. Rrahje e shpejtë e zemrës e papritur (befasisht)

42. Qarje pa shkak

43. Hidhërim i shpejtë dhe kriza nervore.

Nuk është kusht që të mblidhen të gjitha simptomet për të aluduar se personi është i sëmurë, por shumicën e tyre, dhe nuk është kusht se nëse dikush posedon diçka nga këto simptome të jetë i sëmurë nga xhinët, msyshi, xhelozia apo sihri.

Vërejtje!!!

Këto simptome janë të njohura pas studimit të çështjes dhe kërkimit, dhe nuk ka argumente nga Kur’ani dhe Sunneti, për këtë ka që janë qëlluar dhe ka që janë gabime, si çdo fjalë e njeriut. / mjeksiaislame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit