8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ja çfarë thotë Martin Lings për Profetin Muhammed!

Më të lexuarat

Martin Lings, në librin “Muhammedi: jeta e tij bazuar mbi burimet më të hershme”, Londër, G. Allen Uniwin Ltd. 1983, f. 276, thotë:

“Muhammedi dhe familja e tij jetonin një jetë plotë kursime. Aisheja tregon se përpara marrjes së Hajberit, ajo nuk kishte ngrënë kurrë hurma aq sa të ngopej. E tillë ishte varfëria e këtyre njerëzve, sa që gratë e Muhammedit nuk i kërkuan kurrrë atij ndonjë gjë, përveç atyre gjërave më të nevojshme për jetën.” Disa pyetje që i bënë idhujtarët Muhammedit kishin të bënin me ndodhi të padëgjuara në Hixhaz, dhe u zgjodhën për të parë dhe për të provuar, nëse profeti i Zotit zotëronte ndonjë burim diturie, mbi gjërat e fshehta e të papara. Muhammedit iu desh të pres një kohë të gjatë, derisa i erdhi lajmi nga Zoti, ndërsa idhujtarët nisën të tallen dhe fjalët e tyre e mërzitën dhe e trishtuan shumë, pasi ndihma nuk erdhi ashtu si ai priste. Në lidhje me këtë, në veprën e përmendur, f. 77, thotë:

 

“Vonesa e Përgjigjes Hyjnore, ndonëse e dhimbshme për të Dërguarin e Zotit dhe pasuesit e tij, ishte me të vërtetë një forcë e madhe për të. Armiqtë e tij e mohuan domethënien e kësaj vonesë, por për ata Kurejshë që ishin akoma të pavendosur, ky fakt, ishte një pohim i
qartë i asaj se, Fjala e Shenjtë i vinte Muhammedit nga Qielli dhe se ai nuk kishte gisht, e as nuk mund t’a kontrollonte atë. Është e kuptueshme se po të ishte se Muhammedi, do t’i kishte trilluar të gjitha ato çfarë kishte thënë më parë, nuk do të ishte vonuar kaq gjatë për këtë trillim të ri, veçanërisht në një çast të tillë kur rreziku qe mjaft i madh.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit