3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Simptomat e shembjes së shteteve – Reflektim nga Mukadimeja e Ibn Haldunit

Më të lexuarat


Sikurse është duke folur për epokën tonë.
Duke lexuar në “Mukadimen” e Ibn Haldunit, në disa prej kapitujve të librit ku flet për shenjat e rënies së shteteve dhe qeverisjeve, përmend:

“Kur shtetet shemben, ka një bollëk fallxhorësh, lypësish, hipokritësh, pretenduesish, skribësh, tregimtarësh ((tregojnë gjëra të paqena)) këngëtarësh të vrazhdë, poetësh të rëndomtë, sharlatanësh, zhurmaxhish, dajrexhishë, budallenjësh, lexues magjie, lajkatarë dhe kritikë.
Kuptimet e vërteta ngatërrohen, vlerësimi humbet dhe menaxhimi i duhur përkeqësohet.
Ligjërimi bëhet i ngatërruar, e vërteta përzihet me gënjeshtrën dhe xhihadi ndërthuret me vrasjen.

Kur shtetet shemben, frika mbizotëron dhe njerëzit kërkojnë strehim në fraksione.
Çudirat shfaqen, përhapen thashethemet, miqtë bëhen armiq dhe armiqtë bëhen miq.
Gënjeshtra bëhet më e fortë, ndërsa zëri i së vërtetës dobësohet. Shfaqen fytyra të çuditshme, ndërsa fytyrat e njohura zhduken.
Ëndërrat bëhen të pakta, shpresa vdes dhe të mençurit ndihen të huaj. Tiparet e fytyrës ((nderit)) humbasin.

Zëri i të mençurve mbytet në zhurmën e predikuesve dhe në garën për udhëheqësi.
Të gjithë mbesin në një gjendje vigjilence dhe pritjeje.
Situata kthehet në projekte të mërgimtarëve ((të atyre që janë jashtë vendit)) dhe atdheu bëhet stacion nisjeje ((si humbje shprese nga përmirësimi i gjendjes)).
Vendet ku jetojmë bëhen valixhe, shtëpitë kthehen në kujtime dhe kujtimet kthehen në përralla!”

| Ibn Halduni, Allahu e mëshiroftë!

[[ المقدمة، ٣٠٢.]]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit