4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sikur Gjermania të braktiste Euron

Më të lexuarat

Ja një ushtrim i vogël intelektual: çfare do ndodhte nëse Gjermania të braktiste zonën euro, siç këshillon spekullatori i madh George Soros? Le të imagjinojmë se me një shumicë prej 2/3, Parlamenti gjerman vendos të braktisë monedhën e përbashkët dhe të rivendosë Markën. Kursi i këmbimit me Euron do fiksohej 1 me 1. Tregjet financiare do ishin të parët që do reagonin dhe kapitale të mëdhaja do udhëtonin në drejtim të Gjermanisë nga vëndet e tjera të bashkimit monetar. Marka do rivlersohej menjëherë rreth 50% dhe një markë do kushtonte 1,5 euro. Rreth dyqind ekonomistë gjermanë do ngrinin dolli për lirinë e rigjetur të Gjermanisë.

Në Shtetet e tjera të zonës euro, tregjet do gumëzhonin. Banka Qëndrore Europiane, e cila nga Frankfurti do spostohej në Paris, do shpallte blerjen e pakufizuar të bondeve shtetërore. Në këtë mënyrë BQE-ja do risillte qetësinë në bursat europiane.

Pas një periudhë të shkurtër kohe relativisht të paqtë, prodhuesit automobilistikë gjermanë do shpallnin lajmin se volumi i shitjeve në zonën euro është në rënie të lirë. Veturat gjermane do kushtonin tepër për Eurozonën, falë mbivlerësimit të Markës mbi Euron. Si pasojë industria automobilistike gjermane do humbiste vende pune në atdhe.

Federata e industrialistëve gjerman do shpallte se ekonomia nuk është aq perforumese dhe do i kërkonte sindakatave të pranonin një ulje të pagave. Një tremujorsh më vonë, zyra e statistikave gjermane do jepte lajmin se peshorja e import-eksportit po arrin ekuilibrin sepse janë përgjysmuar eksportet.

Industritë eksportuese të Gjermanisë do ishin në reçesion dhe do ulnin në masë rrogat e puntorëve. Ekonomia kombëtare gjithashtu do fillonte të tkurrej. Në të kundërt, në Shtetet e eurozonës ekonomia do stabilizohej në mënyrë progresive.

Volkswageni do shpallte synimin për të spostuar shumicën e prodhimit në vëndet e eurozonës. “Marka gjerman është tepër e fortë për prodhimin tonë dhe kemi nevojë për një kurs shkëmbimi më stabël.” Bmw-ja dhe Daimler – Mercedes do thurnin projekte të ngjashme. Në sektorin publik tavani ligjor i borxhit publik do detyronte autoritetet të ulnin vëndet e punës dhe të zhvlerësonin pagat prej 0,5%.

Kështu që pas një viti nga dalja nga Euro, Gjermania do të zhytej në një reçesion të thellë dhe një rritje të fortë papunësie. Ndërkohë konsumi i brendshëm do tkurrej falë papunësisë dhe uljes së rrogave dhe një numër i madh ndërmarrjesh do shpallnin delokalizimin e tyre në Azi o SHBA. Influenca e bursës së Frankfurtit do ulej në favor të asaj të Parisit, kapitalet financiare do ia mbadhnin në drejtime të tjera dhe Marka nuk do ta rimerrte më veten.

Dy vite më vonë, zona euro do të shfaqte një rritje ekonomike të bindshme, mbi 2%. Ndërkohë rezultatet ekonomike të Gjermanisë do ishin në një pikë të vdekur dhe papunësia do qëndronte e lartë.

Rreth dyqind ekonomistë gjerman do të publikonin një apel solemn për të fuqizuar sistemin ekonomik të vendit. “Tregut të punës i mungon fleksibiliteti – do të deklaronin ata – pagat janë tepër të larta dhe asistenca sociale e papërballueshme.”

“Greqia dhe Spanja janë në rritje ndërkohë që ekonomia Gjermane është në vështirësi” do shkruanin ekspertët dy vite më vonë braktisjes së Euros nga ana Gjermane. (E.X.)

*Marrë me shkurtime dhe përshtatje nga e përditshmja Die Zeit – Gustav Horn

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit