Zëvendës kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, dikur ministër i arsimit njihet si njeriu më Islamofob në Kosovë, pas ndalesës së egër që i ka bërë vajzave me shami për të vazhduar arsimin publik. Për vite me radhë e ka vazhduar këtë fushatë, sa që as sot nuk lejohen vajzat që bartin shami të shkollohen në shkollat publike të Kosovës.
Por këto ditë ai ka akuzuar Bashkimin Evropian se një nga arsyet se pse BE nuk i heq vizat Kosovës është për shkak të Islamofobisë dhe Albanofobisë që ka ky institucion. E çuditshme sa nuk mban më! Islamofobi më i madh në Kosovë, akuzon BE për Islamofobi.
Ai u shpreh: “Nëse s’jepen, atëherë ka islamofobi dhe ka albanofobi. Ne i kemi plotësuar shumicën e kritereve. Pra, sikurse një student që plotëson 95% të testit, ai duhet të kalojë. Nëse Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje t’u japë liri të lëvizjes vendeve, Antika Barbuda ishull sa Vushtrria, Barbados e barabartë me Podujevën, Kiribati e deri te Venezuela. Janë lista e shteteve që mund të lëvizin pa viza.”
Sipas regjistrit të popullsisë në Kosovë jetojnë 97% mysliman të cilët kanë pranuar në mënyrë të pavarur ta shfaqin identitetin e tyre fetar Islam. Por Hoxhaj qe sa kohë ishte në pushtet ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtat elementare të myslimanëve shqiptar, shpeshherë duke i quajtur edhe fundamentalistë e radikalista, ndërsa sot akuzon BE për Islamofobi.
Bashkimi Evropian nuk heq vizat për Kosovën për shkak të krimit të madh, korrupsionit enorm, mosfunksionimi i gjyqësorit, e shumë të tjera që lidhen me mungesën e funksionalitetin e shtetit.
Enver Hoxhaj sikur të ishe mysliman, me këtë deklaratë do të duhej të jepje edhe dorëheqje nga pozicioni aktual, nga presioni i madh shoqëror e medial. Do të merreshe edhe në përgjegjësi nga EULEX-i, mirëpo fati jot që nuk je mysliman. Standarde të dyfishta! E sa për Islamofobi, qytetarët e Kosovës dhe myslimanët e këtij vendi kishin pas dëshirë që ju politikanët kosovar të jeni sa 50% për drejtësi e tolerancë./KohaIslame.com