Allahu i Lartēsuar thotë:
وَلَلْآخِرَةُ خَيْرٌ لَّكَ مِنَ الْأُولَىٰ
“Sigurisht, jeta e ardhshme është më e mirë e tanishmja.”(Ed-Duha,4)
Shejh Ibn Uthejmini- Allahu e mëshiroftë-për këtë ajet thotē:
Ky ajet tregon për ditën kur do të ringjallen njerëzit dhe kalimin e tyre në vendbanimin e tyre të fundit, në xhenet ose në xhehenem.
Pra, jeta e ardhshme është më e mirë se jeta e kësaj dynjave, sepse për jetën e ardhshme Zoti ka përgatitur atë që syri nuk e ka parë, atë që veshi nuk e ka dëgjuar dhe atë që mendja nuk e ka emagjinuar ndonjëherë.
I Dërguari i Allahut-alejhi salatu ue selam- ka thënë:
“ Vendi që zë një shkop në xhenet, është më i mirë se kjo botë dhe çfar ndodhet në të.”(Buhariu)
Për këtë arsye kur Zoti i mundësoi të Dërguarit të zgjidhte nëse donte të vazhdonte të jetonte në këtë botë apo të kalonte tek Ai, zgjodhi këtë të fundit.
/mesofenetende/