Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot në Stamboll presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Osmani në një postim në X shkruan se me presidentin turk kanë folur për situatën e sigurisë gjersa ka shprehur përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Sot, në Stamboll, takova Presidentin Erdogan. Në kuadër të zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.
Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkruan presidentja. /Telegrafi/